English

Tregimi shokues i mamasë së Adrianos

Romë, 1 Tetor 2010 NOA - “Një ditë kur ndodhejnë Itali me telefonoi për të më thënë se nuk ja dilte dot, që do të hiqte dorënga futbolli. Më pohoi gjithashtu se po mendonte të vetëvritej”, - këto fjalëshokuese janë të Dona Rosilda, mamaja e sulmuesit të Romës, Adriano, që për tëpërditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, ka treguar këtë periudhë të errëttë ish lojtarit të Interit.

“Momentalisht duhet të them se është kthyer nëgjendjen e tij të qetë dhe duhet të falënderoj ekipin e Romës që i dha këtëmundësi”, - shton ajo.

“Si origjinë e depresionit të tij gjithmonë kandikuar vdekja e babit të tij, një episod të cilin mund të them se nuk e kakaluar asnjëherë”, - shpjegon Rosilda.

“Kanë qenë të shumtë personat – vazhdon e ëmae lojtarit – që e kritikonin pa ditur realisht atë çka po ndodhte me Adrianondhe diçka e tillë e ka goditur rëndë atë”. Ajo gjithashtu ka theksuar sekëshilla e saj ishte ajo që djali të vepronte gjithmonë me zemër, pasi asgjëtjetër nuk ishte më e rëndësishme se lumturia e vetë Adrioanos. “Sot Adrianoështë një person i ri, i pjekur dhe me një të shkuar të harruar”, - përfundoiajo.

r.b/NOA

KOMENTE