Këtij vendi i mungojnë shumë gjëra por nukduhet ti mungojë opozitarizmi, boll i ka munguar gjysmë shekulli
Nga GramozRuçi
Opinioni publik shqiptar dhe jo vetëm ai poredhe partnerët tanë ndërkombëtarë, prisnin një zgjidhje qoftë edhe nga kjoseancë. Prisnin një përgjigje në këtë sallë, nga kjo seancë por mesa duket, siçthotë populli “ Siç duken bathët, janë larg pashët”. Nga të akuzuar kthehemi nëakuzues, PS qenka shkaku që ka vonuar këtë ligj. Zotërinj të nderuar ky ligj kaqenë që në legjislaturën e kaluar për të kaluar në këtë seancë. Qartë foli përfaqësuesijonë z. Xhafaj, që ka dhënë gjithë kontributin në komisionin e ligjeve për tapërmirësuar këtë projektligj. E megjithatë jo të gjitha ato u morën nëkonsideratë nga ju. E megjithatë edhe në këtë seancë ne nuk jemi shprehur as jue as ne se cili do të ishte qëndrimi për këtë projektligj në legjislaturën ekaluar. Pse, që na akuzoni ishim të vonuar? Se ndodhi ajo që nukduhej të ndodhte zotërinj të mazhorancës, në prag të shtëpisë, në prag tëfushatës elektorale u vra deputeti Fatmir Xhindi. Që sot e kësaj dite ju nëpushtet heshtni, bëni shurdhin, bëni qorrin, bëni memecin. Përse? Opozita epengoj këtë?
Arsyeja e dytë që është vonuar ky p/ligj.Partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët kërkoni t’ja faturoni opozitës, zotiXhafa jua tregoi. Ja ku është OSBE, ja ku është USAID, ja ku është dhe URAIT, icili ju ka çuar që në muaj mars kontestimin për një të tretën e neneve të këtijligji. Kush ju pengoi që për sugjerimet e tyre të rimblidhnit komisionin eligjeve, ti shqyrtonit dhe të përmirësonit ligjin, opozita? E fusniformalisht sot, “ më ka çuar lala me la gojën”, përpara ndërkombëtarëve, kursugjerimet e ndërkombëtarëve, me 1/3 e neneve të këtij ligj sot e kësaj ditënuk i keni shqyrtuar në komisionin e ligjeve. Jo mor zotërinj, nuk e han më sapuninpër djathë as ndërkombëtarët e as shqiptarët.
Së treti, kjo gjykatë administrative që dongrihet sipas jush është jetike për Shqipërinë e për shqiptarët. Kush flet përgjykatën, ju, që keni zënë për fyti gjykatat shqiptare? USAID, OSBE e të tjerakanë dhënë fonde e ka patur projekte, pikërisht për gjykatën kushtetuese,pikërisht për gjykatën e lartë, pikërisht për gjykatën e shkallës së parë,pikërisht për gjykatën e apelit. Ku jeni me këto projekteve të partnerëvetanë ndërkombëtarë, me një gjykatë të vendosur me militant partie? Ku gjyqtarëttanë janë të aftë për të qenë 10 vjet në gjykatën e Strasburgut, po s’janë tëaftë për të qenë në Gjykatën e Lartë shqiptare se nuk është militant i juaji.Ja pra pse ne duhet të japim alarmin që s’duhet të jeni ju, kjo në qoftë se nukndryshoni filozofinë tuaj që pushteti juaj të kapë shtetin, që pushteti juaj tëkapë institucionet e pavarura. Prandaj me apo pa ligj për gjykatatadministrative, është e kundërta e asaj që pretendoni ju përsistemin gjyqësor dhe qëndrimi jonë politik nuk është thjeshtë tek disa nene,por është tek filozofia e kapjes së shtetit nga pushteti. Ne do të rrimëkëtu barrikadë që të mos ju lejojmë ju që të kapni edhe një hallkë tjetër tështetit me atë pushtetin tuaj. Prandaj ndryshoni filozofinë, po ju këtë nukkuptoni ose nuk doni ta kuptoni.
Së katërti, përçani bizneset. Po kërkoni qëbizneset ti hidhni kundër opozitës, apo opozita kundër bizneseve. Jo, nejemi pro të gjithëve pa përjashtim edhe për ato emra që përmenden s’kemi asgjë,djali i kryeministrit, vajza e kryeministrit e kushdo të merret me biznese,është liria e ekonomisë së tregut. Po jemi kundër shkeljes sëligjit. Ligji e përcakton qartë dhe saktë që kur është fjala për fonde tëbuxhetit të shtetit, për vendime që merren në institucionet e shtetit kakonflikt dhe është shkelje e hapur e ligjit. Ne jemi kundra atijkorrupsioni galopant që brisku juaj i korrupsionit e ruan dhe e qeth zero këtëbiznes, nga mëngjesi deri në darkë, nga biznesi më i vogël deri tek më i madhi.
Pretendoni se jemi kundra partnerëvendërkombëtarë, përkundrazi, është e kundërta. Është respekti që ka opozitapër çdo qindarkë të nënshtetasve të kujtdo vendi partnerë të Shqipërisë dhe nei respektojmë, ky është një respekt i madh, nuk është projekti i parë që zbatohetnë Shqipëri. A nuk ka qenë BE që ka pasur projekte dhe ka investuarmiliona në këtë vend për administratën publike? Ku është sot administratapublike? Ku është sot Komisioni i Shërbimit Civil? Pikërisht të realizuaranga taksa paguesit europian, nga këto projekte që ju përmendi. Vetëm memilitant partie ato projekte kanë vajtur për lumë ato para të taksa paguesveeuropianë. Nuk është hera e parë që USAID ka projekte për Shqiëprinë. Ka paturprojekte qindra milionëshe për trajnimin e policisë. Dhjetëra e qindra policëjanë trajnuar me fonde të USAID-it, për të qenë një polici profesionale nëShqipëri. Ku janë të trajtuarit nga qindarkat e amerikanëve nëpërmjetprojekteve të USAID-it në Shqipëri? Jashtë policisë! Ja kjo është konsideratadhe respekti që ju keni për projektet e tyre. Kemi patur plotë projekte ngaSHBA dhe BE për autonominë vendore. Ku është autonomia vendore sot? Nëvend të ishte para është ende mbrapa. Plotë projekte nga Banka Botërore përujësjellsat, po kemi ujësjellsa pa ujë, pra s’duken gjëkundi. Pra është ekundërta e asaj që pretendoni juve.
Prandaj qëndrimi i opozitës është në rolin esaj, ja ku jemi. Duhet të ndryshoni filozofinë tuaj dhe ne jemi këtu menjë paketë masash. Që fillon nga guri i themelit, nga transparenca e zgjedhjeve.Që do të thotë ndryshimi i asaj që një parti të jetë në pushtet, vota e lirëdhe pastaj puna për të justifikuar këtë votë.
E dyta jemi të gatshëm nëse ndryshon kjofilozofi të nënshkruajmë dhe të miratojmë këtu në parlament një paketë, që ngareforma zgjedhore, që nga ligjet me shumicë të cilësuar, që nga avokati ipopullit, plotë kode që i keni në sirtarët e parlamentit etj.
Koha ja ku është, ja ku jeni ju dhe ja ku jemidhe ne. Ndërpriteni seancën, mblidhuni. Doni kohë, qetësohuni, ne këtu jemi. Ponuk do jemi fasada juaj, çfarë do kambane ti bini ju. Prandaj dhe njëherë zonjakryetare ju propozoj:
Paketa jonë ka gjithë vullnetin politik tëminorancës, jo se është e jona por për interesa të vendit, për reformat që iduhen vendit. Ligji për gjykatat administrative i duhet vendit, komisioni iligjeve të mblidhet e të ulet e të punojë për sa kohë i duhet, një ditë dy 10ditë. Pretendimi për ngritjen e komisionit hetimore sipas rezolutës së BE ekeni. Urdhëroni uluni me qetësi, ti hedhim këto 5-6 pika në axhendën politikedhe institucionale të parlamentit dhe të ecim para. Po ju them se nëse junuk e ndryshoni këtë filozofi, që të uleni nëpërmjet negociatave dhe jonëpërmjet demagogjisë populiste siç u bë këtu që në fillim të seancës e deritani, jo vetëm që nuk do të tërhiqemi por jemi të vendosur që kauza jonë, qoftëedhe vetëm nga PS, të qëndrojë. Këtij vendi i mungojnë shumë gjëra por nukduhet ti mungojë opozitarizmi, boll i ka munguar gjysmë shekulli.