English

Vjeshta Spanjolle sjell në Tiranë, poetin Francisco Ferrer Lerín

Tiranë, 1 Tetor, NOA – Në kuadrin e Vjeshtës së Katërt Kulturore Spanjolle në Shqipëri, që këtë vit i dedikohet Mesdheut, një det i përbashkët që konfigurohet si hapësirë takimi ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë, ambasada e Spanjës ka nderin të prezantojë poetin spanjoll Francisco Ferrer Lerín i cili do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, që do të mbahet nga data 4 deri me 10 tetor 2010 në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Beratit.

“Nostrum: Mesdheu nëpërmjet pesë shqisave”, emërtimi i Vjeshtës Kulturore Spanjolle në Shqipëri 2010, përbën një ftesë për të jetuar Mesdheun më intensivisht, duke hapur dyert e pesë shqisave tona ndaj aromave dhe shijeve të tij, ndaj arteve dhe kulturës, por gjithashtu nënkupton një ftesë për të reflektuar mbi vendin që ai zë në imagjinatat tona respektive e kolektive.

Për këtë arsye, prania e poetit katalan Francisco Ferrer Lerín në Poeteka do të jetë një arritje e madhe në këtë festival tashmë të konfirmuar që po feston edicionin e tij të gjashtë e që sheh pjesëmarrjen e autorëve të mëdhenj nga Shqipëria, Franca apo Italia në mes shumë të tjerësh.

n.e/NOA

KOMENTE