English

20-vjetori i bashkimit, gjermanët nisin festimet

Bremen, 2 tetor, NOA – Përvjetori i 20-të i bashkimit të dy Gjermanive, ka nisur me festime që ditën e sotme, ndërsa pritet të vijojë përmes manifestimesh dhe aktivitetesh gjatë gjithë muajit tetor, në mbarë shtetin e ri gjerman.

Kështu, në qytetin Bremen kanë nisur që sot festimet, përmes një feste të madhe popullore, ndërsa presidenti gjerman, Christian Vulff deklaroi se 3 tetori përveçse një ditë përkujtimi, është në të njëjtën kohë edhe një ditë reflektimi.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh me këtë rast se fatet e vendit u vendosën nga vizionarët dhe realistët, e jo nga ngurruesit dhe të pavendosurit.

Bëhet me dije se nesër do të zhvillohet një meshë e posaçme në mbarë Gjermaninë.

n.e/NOA

KOMENTE