Shkodër, 2 tetor, NOA Update - Arratisja e të dënuarit me 16 vjet burg, Admir Tafili, i ka detyruar forcat e policisë së Shkodrës që të blindojnë kufirin me Malin e Zi, pasi ekziston dyshimi se ai mund të ketë thurur një plan për të dalë jashtë vendit.
Lajmi i bërë me dijeni në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të qytetit verior, sqaron sesi ato aludojnë dhe kanë ngritur dyshimet se i arratisuri mund ta ketë bërë me plan një gjë të tillë, që në momentin kur ka kërkuar lejen nga autoritetet e burgut të Shën Kollit, ku ai vuante dënimin.
Ndërkaq, postblloqe të shumta policore janë vendosur gjatë gjithë autostradës së veriut të vendit, duke ushtruar kontrolle të rrepta në çdo automjet, që dyshohet se mund të transportojë të arratisurin Admir Tafili.
Ky i fundit vuante dënimin me 16 vjet burg për plagosjen e ish-shefit të Krimeve në Malësinë e Madhe, dhe është mundur të arratiset pas një leje që ka marrë nga burgu, duke mos e respektuar atë ...(vijon).
n.e/NOA