English

Burri i vë perçe gruas, që mos dukej se e rrihte

Torino, 2 tetor, NOA – Një burrë i ka vënë perçe gruas së tij, për të fshehur gjurmët e zeza në fytyrën e saj, shkaktuar nga dhuna e shpeshtë fizike që ai ushtronte ndaj saj.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një familje tuniziane, e cila jetonte në Torino të Italisë, e fshehta e së cilës ka mundur të zbulohet nga karabinierët e zonës.

Ata kanë vendosur ta arrestojnë menjëherë tunizianin që abuzonte me gruan e tij, dhe kanë lëshuar masë kufizimi ndaj tij, duke e cilësuar si njeri të rrezikshëm.

n.e/NOA

KOMENTE