English

Egjipti: Mund të ndryshojmë qëndrim ndaj Kosovës

Ankara, 2 tetor, NOA - Egjipti mund të ndryshojë qëndrim për pavarësinë e Kosovës. Një fakt të tillë, e ka bërë me dije zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të këtij shteti, Hossam Zaki.

Duke publikuar një qëndrim të ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Ahmed Abdul Gheit, ai u shpreh se “Egjipti do të vendosë nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës shumë shpejt, duke marrë parasysh çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ndër të tjera, deklarata pohon se ministri i Jashtëm i Egjiptit, Abdul Gheit, i ka komunikuar homologut të tij kosovar, për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe për përfaqësimin e tyre në parlament.

n.e/NOA

KOMENTE