English

Gruaja depilon organet gjenitale të shoqit, pasi zbulon se e tradhtonte

Pekin, 2 Tetor, NOA - Ka zbuluar se burri i saj e tradhtonte me një grua tjetër dhe vendosi të marrë hak me ndihmën e të dashurës së tij. Ka ndodhur në Kinë, ku dy gra që frekuentonin të njëjtin mashkull, kur kanë zbuluar tradhtinë në Facebook vendosën të bashkojnë forcat për hakmarrje.

Chen, 34 vjeç ishte në një lidhje për më shumë se një vit me Zhou, por në të njëjtën kohë ai ishte i martuar me një grua tjetër, Wang. Kur Zhou ka zbuluar mashtrimin ka vendosur të marrë hak, duke i kërkuar ndihmë gruas së tij.

Në fillim Wang e ka droguar të shoqin dhe së bashku me Zhoun kanë depiluar vendet intime të burrit me një depilues elektrik. Të pakënaqura me kaq e kanë lidhur duke vazhduar ti depilojnë vetullat, ballin.

Kur Chen u zgjua e gjeti veten të mbërthyer nga dy gratë që kanë vazhduar për disa orë torturimin e tij. Situata përfundoi vetëm pas disa orësh, kur burri arriti të shkojë në banjë, nga ku dhe telefonoi policinë. Të dyja femrat janë akuzuar për dhunim personi, por të dyja kanë mohuar të jenë përgjegjëse. Video e bukur më poshtë tregon se si shkuan gjërat.

a.e./NOA

KOMENTE