English

I dënuar më parë, mbante në makinë armë të ftohta pa leje

Kavajë, 2 tetor, NOA – Mbajtja e armëve të ftohta në makinë i ka kushtuar prangosjen një tjetër 39 vjeçari, këtë herë nga Kavaja.

Efektivët e policisë së Kavajës kanë vënë në pranga në flagrancë 39 vjeçarin Besnik Ilmi Sako, banues në Durrës, i dënuar edhe më parë për vepër penale.

Arrestimi i tij u krye pasi Besnik Sakos iu gjetën dhe bllokuan gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz 250 D”, me targa DR 2133 F, 2 armë të ftohta, të cilat i mbante pa leje.

Ndalimi i 39 vjeçarin u bë në lagjen nr.1 të Kavajës, ndërsa ai po udhëtonte me makinën e tij.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Besnik Sakos i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Kavajës për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

mit/NOA

KOMENTE