English

Iraku 209 ditë pa qeveri, një rekord botëror

Bagdad, 2 tetor, NOA - Në vitin 1977 në Holandë, për të rënë dakord mbi formimin e një qeverie, politikanëve u mori 208 ditë kohë.

Një rekord ky i cili është thyer sot nga Iraku, shteti që gjendet aktualisht në lyftë, i cili numëron plot 209 ditë pa qeveri.

Kjo pasi 209 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të këtij vendi, të cilat u mbajtën më 7 mars, ende ky vend është pa një qeveri dhe shumë analistë besojnë se do të duhet mjaft kohë për ta arritur një gjë të tillë.

Dje, më shumë se shtatë muaj pas votimit, kandidatura e kryeministrit aktual Nuri al-Maliki për një afat të ri u mbështet nga Aleanca Kombëtare të Irakut, blloku më i madh shiit në Irak, i cili ka humbur katër vende për shumicë në parlament.

n.e/NOA

KOMENTE