Barcelonë, 2 tetor, NOA - Lojtari i ekipit të Barcelonës, Lionel Messi, si pretendenti kryesor për marrjen e "Këpucës së Artë", ka arritur ta fitojë këtë çmim të madh, duke u quajtur si lojtari më i mirë për momentin në botë.
Kjo, pas fitimit të çmimeve gjithashtu prestigjioze sportive si "Topit të Artë" apo “FIFA Uorld Player”, "Këpuca e Artë" dukej se ishte i vetmi trofe që i mungonte lojtarit argjentinas në koleksionin e tij.
Me këtë trofe, Messi i bashkohet 4 futbollistëve të tjerë, Marco van Basten, Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo të cilët janë të vetmit që kanë fituar të tre titujt e lartpërmendur së bashku.
“Gjëja e vetme që mendoj është të vazhdoj të ndjek këtë rrugë”, ka deklaruar Messi pas një fakti të tillë. Duke qenë disi dyshues e a do të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit?, ai tha se duhet të presim fundin e sezonit.
n.e/NOA