English

Ministri Pollo në Berat, përuron shkollën “Mehmet Ali Vrioni”

Berat, 2 Tetor, NOA - Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, i shoqëruar nga deputeti i qarkut të Beratit, Mehmet Xheka, dhe prefekti i qarkut të Beratit, Bujar Hoxhaj, është ndalur sot në përurimin e shkollës 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” në Berat.

Kjo shkollë është një nga investimet më të fundit të qeverisë shqiptare në qytetin e Beratit me vlerë 240 milionë lekë dhe është mjaft i rëndësishëm, për faktin se kjo është një prej shkollave kryesore të qytetit.

Ministri Pollo gjatë fjalës së tij theksoi se kur bëhet një investim për arsimin, në të vërtetë investohet për të ardhmen.

Më tej, gjatë fjalës së tij, Pollo tha se duhet t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë Beratit, t’u sigurojmë fëmijëve kushte sa më të mira dhe sa më komode, sepse ata janë e ardhmja jonë.

Pas fjalës së tij, ministri dhe njëkohësisht deputeti i qarkut të Beratit, Pollo, ka parë nga afër mjediset e kësaj shkolle, ku është ndalur në kabinetet e informatikës dhe të gjuhëve të huaja.

n.e/NOA

KOMENTE