English

Nishani-McNally: Të shtohet bashkëpunimi me drejtësinë angleze

Londër, 2 tetor, NOA – Me ftesë të Sekretarit britanik të Shtetit për Drejtësinë, lord Chancellor Kenneth Clarke, ministri i Drejtësisë Bujar Nishani mori pjesë në hapjen e Vitit ligjor në Angli dhe Uells, ceremoni në të cilën morën pjesë gjyqtarë të lartë të vendit si dhe të BE-së dhe ku ishin të ftuar ministrat e Drejtësisë.

Në këtë vizitë, ministri Nishani u prit në një takim të veçantë nga ministri i Shtetit për Drejtësinë, Lord McNally me të cilin u diskutua bashkëpunimi dy palësh kryesisht në fushën e ekstradimeve, të letër-porosive, të sistemit penitenciar dhe shërbimit të provës.

Ministri Nishani falenderoi nga ana e tij lordin McNally për bashkëpunimin dhe ndihmën që ka ofruar Britania e Madhe në fushën e drejtësisë dhe veçanërisht, në atë të Shërbimit të Provës.

Nga ana e tij, Lord McNally vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, si edhe shprehu vlerësimin për procesin e integrimit e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Dy bashkëbiseduesit konfirmuan gjithashtu gatishmërinë e thellimit të mëtijshëm të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

n.e/NOA

KOMENTE