English

Sting: Fëmijëve u kam mësuar se lumturia nuk është suksesi

Londër, 2 tetor, NOA – Ai sot mbush 59 vjeç, edhe pse nuk ndihet aspak i tillë.

Para se të ngjitet në koncertin e Gjenevës, një orë para se të shkojë në skenë preferon t’u telefonojë fëmijëve.

Ndërsa pohon para mediave se atyre u ka mësuar që në jetë lumturia nuk përkon me suksesin, por me gjëra të tjera si familja, dashuria e vërtetë.

Ai pohon se gjatë jetës është një person që ha pak dhe mediton shumë.

Këngëtari i madh shton në fund, se gjithçka e ka arritur, ka qenë falë talentit të tij dhe një zëri të brendshëm që i ka buruar gjithmonë teksa këndonte.

n.e/NOA

KOMENTE