English

Trazirat në Ekuador, 8 të vdekur dhe 274 të plagosur

Kuito, 2 tetor, NOA - Bilanci i trazirave dhe protestave që përfshinë shtetin afrikan të Ekuadorit ka arritur në 8 të vdekur dhe 274 të plagosur, ku 2 nga viktimat janë policë, ndërsa 6 të tjerët qytetarë.

Ata janë shkaktuar nga sulmet pasi ushtria ekuadoriane ka shkëmbyer zjarr me policët rebelë në një spital ku presidenti Rafael Correra kishte shkuar për mjekim.

Ky i fundit është konfrontuar me demonstruesit, të cilët kanë hedhur ndaj tij gaz lotsjellës e ka mundur të shpëtojë vetëm falë ushtarëve, të cilët e shoqëruan jashtë spitalit pas përplasjes me armë dhe e larguan nga skena.

Presidenti i ka akuzuar më pas këta protestues për grusht shteti dhe ka pohuar me gojën e tij se nuk do t’i falë dhe nuk do t’i harrojë personat që shkaktuan trazirat në vend.

Gjithçka është krijuar pasi shkurtimet e buxhetit të shtetit, të cilat mbështeten nga presidenti i vendit, ku mes tyre parashikohen ulje rrogash dhe pensionesh etj, kanë shkaktuar zemëratën e popullatës.

n.e/NOA

KOMENTE