English

Urgjent/ Arratiset i burgosuri Admir Tafili, nuk u kthye në burg pas lejes

Lezhë, 2 tetor, NOA – Ndërsa ka marrë leje me mirëbesim për të shkuar në shtëpi, ai nuk është kthyer më në mjediset e burgut, duke vënë në alarm të gjitha strukturat policore, kjo edhe për rrezikshmërinë e lartë që ai paraqet si person.

Fjala është për të burgosurin Admir Tafili, i dënuar me 16 vjet burg, i cili vuante dënimin në burgun e Shën-Kollit në Lezhë, e që sipas të dhënave paraprake policore për agjencinë e Lajmeve NOA, kishte mundur të merrte një leje bashkë me vëllanë, i dënuar edhe ai, Genc Tafili.

Por me sa bëhet me dije, policia gjeti vetëm këtë të fundit në banesë, ndërsa ka shpallur në kërkim të arratisurin Admir Tafili.

Kujtojmë këtu se i dënuari Admir Tafili është arrestuar në vitin 2001 pas një orë lufte me policinë, gjatë një operacioni për kapjen e tij dhe akuzohet pasi ka plagosur në Shkodër Pjetër Pjetrushin, ish-shef i Krimeve të Malësisë së Madhe.

Ndërsa vëllai i tij, Genc Tafili, njihet si i dënuar pasi dyshohet si autor për vrasjen e Arben Zylyftarit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës.

Tashmë forca të shumta policie janë vendosur në postblloqe të shumta policore rrugëve, të gjitha të angazhuara për kapjen e të kërkuarit ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE