Tiranë, 2 tetor, NOA - Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë ditës së diel, 3 Tetor 2010. Kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do kenë vranësira të herëpashershme në orët e mesditës.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira kalimtare ne Ultersiren perendimore ndersa e gjithe pjesa tjeter e territorit te vendit do te kete grumbullime te vranesirave te cilat me te dendura do te jene ne Juglindje ku do te gjenerojne dhe shira me intensitet te dobet. Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi gjate nates dhe deri ne mengjesin e se henes. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita nuk do te kete ndryshime te dukshme te temperaturave ne vend.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 16 km/h dhe drejtim permanent lindor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet i ulet.
Europa
Europa Jugperendimore dhe Ishujt britanike do te perfshihen nga nje sistem vranesirash dhe shirash me intensitet te larte, problematike ne keto zona do te jene dhe stuhite e forta te eres. Edhe vendet Skandinave do te mbeten me vranesira dhe shira te konsiderueshem sidomos Suedia dhe Norvegjia. Ndersa pjesa tjeter e kontinentit Europian do te dominohet nga moti i kthjellet por temperaturat do te jene ne renie.
Ngjarje ekstreme në Europë
Ishujt britanike rrezikohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;
Europa jugperendimore alarmon shira te dendur dhe ere te forte;
Spanja rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe dallge te larta.
n.e/NOA