English

Zbulimi: Në hapësirë nuk ekzistojnë vrima të zeza

Milano, 2 Tetor, NOA - Vrima e zezë që shohim në hapësirë, nuk është aspak e tillë dhe studiuesi Stephen Havking kishte të drejtë, kur e thoshte këtë.

Kështu pohon një zbulim i fundit, sipas të cilit, drita blu mund të shpëtojë nga errësia hapësira të tëra shpesh të fshehura në zemër të galaktikave, përfshirë edhe atë që na përket ne, Rruga e Qumështit.

Astrofizikanti britanik e kishte teorizuar këtë gjë tridhjetë vjet më parë, në 1974, duke provokuar polemika kundërshtare.

Këta të fundit thoshin se nuk kishte asnjë provë për të krijuar shkakun që mund të zhdukë vrimat e zeza në hapësirë dhe tani, për herë të parë, kjo është vërtetuar nga një ekip i studiuesve të departamentit të fizikës në Universitetin e Insubrias në Como. Duke punuar me Universitetin Belgiorno të Milanos.

Vrima e zezë krijohet kur një yll vdes dhe jeta e tij e ndritshme merr fund. Më pas, drita që mbeti prej tij, përqendrohet në një hapësirë shumë të vogël, duke treguar një forcë të fuqishme gravitacionale dhe kjo është arsyeja pse hapësira e tij mbetet "e zezë", sepse teleskopët nuk mund ta shohin atë.

Por Havking, llogariti temperaturën e yllit të shuar, duke thënë se ai shkëlqen si një trup qiellor dhe e kishte gjetur se pavarësisht nga të qenit një miliardë herë më e ulët se ajo e hapësirës (temperatura rreth 270 gradë nën zero Celsius), ajo ende ekziston.

n.e/NOA

KOMENTE