English

Aksident në superstradën Fushë-Krujë-Milot, benzi përplas karrocierin

Krujë, 3 tetor, NOA – Si pasojë e devijimit nga korsia e makinave duke shkelur rregullat e qarkullimit, një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Fushë Mamurras ku një autoveturë tip benz me targa të huaja është përplasuar më një karrocë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj.

Burime nga policia e Krujës thanë për agjencinë NOA se 45 vjeçari Pal Përlika nga fshati Thumanë ka qenë duke u kthyer nga Miloti me karrocën e tij.

Gjatë rrugës ai është përplasur nga benzi i drejtuar nga 50 vjeçari Enver Dishani nga rrethi i Matit.

Nga përplasja mësohet se 50 vjeçari bashkë me bashkëshorten e tij kanë marrë plagë, porse janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa karrocieri 45 vjeçar Përlika është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin ushtarak.

Nga hetimet paraprake, policia konkludon se shkak për aksidentin është bërë futja në korsinë e kundërt të autoveturës, duke përplasur karrocierin i cili po rrugëtonte në rrugën e tij.

Drejtuesi i autoveturës është shoqëruar në komisariatin e Laçit ku po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

mit/NOA
KOMENTE