English

BE, ndëshkime të rrepta ndaj krimeve në rrjetin e informatikës

Bruksel, 4 tetor NOA - Në lidhje me Cybercrime (krimet informatike), BE-ja është duke marrë masa të reja për parandalimin e saj.

Gjithçka ka të bëjë me piraterinë informatike dhe sulmet e mundshme nga hakerat, ku vetë komisioni evropian ka pohuar se tashmë ndëshkimet do të jenë shumë më të ashpra dhe më masive kundrejt koordinimeve ndërmjet shteteve.

Kështu, mund të themi se Evropa, është duke punuar për të ndaluar kërcënimet informatike.

Në dy direktiva parashikohet se legjislacionet penale të 27 vendeve anëtare ndaj krijimeve të programeve më qëllime të këqija, duhen të merren dënime uniformë dhe tepër të rënda.

Kështu mund të themi se një fushatë e tillë do të ndihmojë shumë në luftën kundër krimit në rrjetin informatikë.

r.b/NOA

KOMENTE