Tiranë, 3 tetor, NOA – Kryeministri Sali Berishaka pritur në një takim të rinjtë federalistë evropianë (Jaune EuropeenneFederalist), të cilët ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në “Forumin Rinortë Ballkanit Perëndimor” të organizuar në bashkëpunim me federalistët e rinjevropian shqiptarë.
Kryeministri Berisha u tha të rinjvefederalistë se i gjithë universi i reformave të qeverisë shqiptare i kushtohetintegrimit në BE.
“Ju sot ndodheni në një vend ndryshe nga disaprej vendeve tuaja për sa i përket shkallës së zhvillimit, por ju jenigjithashtu në një vend, i cili në 18 vjet ka shënuar ndryshimet më dramatikepozitive”, tha kryeministri.
Zoti Berisha duke u folur të rinjve federalistëvijoi më tej duke theksuar se “padyshim dy ishin dy projektet më madhorë tëkombit tim, integrimi në NATO, ku ne u bëmë pjesë, dhe tani integrimi nëBashkimin Evropian. I gjithë universi i reformave i kushtohet integrimit në BE.Unë ju jam shumë mirënjohës juve dhe të gjithë atyre që mbështesin liberalizimine vizave për vendin, i cili prek një nga liritë më të çmuara të qenievenjerëzore. Imagjinoni nga një liri e lëvizjes shqiptare në një liri evropianetë lëvizjes”.
Në fjalën e tij kryeministri shprehumirënjohjen për të gjithë ata që mbështesin liberalizimin e vizave përShqipërinë, duke e vlerësuar lirinë e lëvizjes si një nga liritë më të çmuaratë qenieve njerëzore e që influencon pozitivisht psikologjinë e njerëzve.
“Ne kemi punuar shumë dhe e meritojmë atë. Nei morëm një për një të 120 kërkesat dhe unë u kam thënë të gjithë kolegëve tëmi që ne kemi nevojë për një vlerësim të drejtë, asgjë tjetër. Ne duhet tëperformojmë. Dhe çdo proces për shqiptarët duhet të jetë i bazuar nëpërformancë. Kjo është për interesin e tyre jetësor. Vendi ka nevojë tëndryshohet, vendi ka nevojë të transformohet”, nënvizoi kryeministri.
Ai gjithashtu theksoi se hapi tjetër kudo të përqendrohet e gjithë vëmendja e qeverisë do të jetë statusi i venditkandidat dhe plotësimi i çdo detyrimi që vjen nga ky status.
Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se nukka promotor më të mirë për promovimin e procesit të integrimit sesa të rinjtëduke shprehur gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të punuar me shoqërinëcivile dhe organizatat rinore në mënyrë që ky proces të promovohet më së miri.
"Unë uroj, që nga ky seminar hapi tjetërtë jetë një kongres i JEF në Shqipëri", tha kryeministri.
Në përfundim të takimit të rinjtë federalistëevropianë i dorëzuan kryeministrit Berisha rezolutën e miratuar në forumin e tërinjve të Ballkanit me titull “Lëvizja e lirë nuk duhet të ndalojë në kufijtë eBE”, e cila i drejtohet Parlamentit Evropian dhe ministrave të jashtëm të BE meqëllim heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
mit/NOA