English

Bie zjarr në shtëpi, katër fëmijë vdesin nga tymi dhe flakët

Francë, 3 tetor NOA - Një zjarr i madh ka rënë në Auxerre, duke dëmtuar rëndë një ndërtesë në Borgogna dhe ka shkaktuar vdekjen e katër fëmijëve të vegjël të cilët me sa është bërë e ditur kanë qenë nga mosha 1 deri në 10 vjeç.

Nga ky zjarr të përfshirë kanë mbetur dhe prindërit së bashku me tre fëmijë të tjerë, të cilët janë intoksikuar lehtësisht.

Viktimat e vogla, që ishin një, gjashtë, shtatë dhe dhjetë vjeç, janë gjetur në dhomat respektive, në lagjen popullore të Sainte Genevieve.

Tashmë hetimet kanë filluar. Fëmija i pestë i çiftit së bashku me dy kushërinj, janë dërguar në spital, pasi ishin helmuar nga dioksidi i karbonit.

Shkaqet për rënien e këtij zjarri mbeten ende për tu qartësuar.

r.b/NOA

KOMENTE