English

Bin Laden ka qenë i përfshirë në terrorin ndaj BE

SHBA, 3 tetor 2010 NOA - Me sa duket ka qenë Osama Bin Laden, ai që ka dhënë urdhrin për të kryer komplotin me sulme terroriste në shumë qytete të Evropës.

Pretendimi, si lajm, është bërë i ditur nga mediat në SHBA. Urdhri i Bin Laden dhe i liderëve të tjerë të Al Kaeda, të cilët kërkuan të realizonin sulme të stilit Mumbai, ka nisur dhe kjo bazuar në atë çka deklaroi National Public Radio disa muaj më parë.

Osama Bin Laden me sa bëhet e ditur ka urdhëruar dhe shumë sulme të tjera terroriste në Evropë dhe kjo kundrejt vendeve turistike dhe hoteleve.

Atentatorët, kishin planifikuar të hapnin zjarr kundrejt turmave të turistëve në të paktën tre vende evropiane Francë, Britani dhe Gjermani.

Me gjithat dhe SHBA-ja ka qenë pjesë e qëllimeve të Bin Laden dhe kjo sipas burimeve.

Në vitin 2008, një komando i armatosur sulmoi tre hotele luksoze, një stacion treni dhe disa restorante në Mumbai (qytet i Indisë), duke vrarë 166 persona dhe plagosur 300 të tjerë.

r.b/NOA

KOMENTE