English

Boshnjakët sot zgjedhin parlamentin, 3 etnitë në garë

Sarajevë, 3 tetor, NOA – Mëse 3.1 milionë votues nga Bosnjë-Hercegovina do t’u drejtohen kutive të votimit ditën e sotme për të zgjedhur parlamentin dhe presidiumin shtetëror, që përbëhet nga përfaqësues të tre etnive kryesore në vend: kroate, boshnjake dhe serbe.

Janë mëse tre milionë votues të Bosnjë-Hercegovinës, të cilët pritet që të votojnë për politikanët që do ta drejtojnë vendin e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, gjë e cila duket të jetë mjaft e vështirë kohët e fundit, për shkak të tensioneve të shtuara politike në këtë vend.

Shteti i Bosnjë-Hercegovinës u krijua nga marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha fund edhe luftës së viteve ‘90 në këtë vend.

Por reformat duket se kanë ngecur në vend për shkak të konflikteve etnike midis serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve.

n.e/NOA

KOMENTE