English

Depresioni çon në vetëvarje një 34 vjeçar

Shkodër, 3 tetor, NOA – Një 34 vjeçar është gjetur i vetëvarur sot në banesën e tij në qytetin e Shkodrës.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije për agjencinë NOA se 34 vjeçari Lulzim Çela u gjet i vetëvarur në banesën e tij në lagjen “Partizani” të Shkodrës rreth orës 07.40 të mëngjesit.

Viktima me gjendje civile i pamartuar mësohet se vuante nga depresioni nervor dhe probleme mendore, për të cilat ishte kuruar shpeshherë pranë Spitalit Psikiatrik të Shkodrës.

Policia e Shkodrës po heton lidhur me ngjarjen, materalet e të cilës do t’i kalojnë prokurorisë së qytetit.

mit/NOA
KOMENTE