Tiranë, 3 Tetor 2010 NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Vangjel Tavo, largohet nga forca politike më e madhe e opozitës duke shprehur jo thjeshtë pakënaqësi por edhe duke “vjellë vrer” ndaj drejtimit të kësaj partie dhe elementëve të saj që i epitetizon si autokratë dhe nuk kursen plot akuza të tjera.
Sot, - thotë Tavo në letrën e tij, - kjo parti është personalizuar në qendër dhe në bazë, ku demokracia e brendshme është zëvendësuar nga autokracia, ku forumet e saj shpërfillen, ku injorohen jo vetëm baza e saj, por edhe deputetët, ku socialistët e vërtetë thirren vetëm për beteja elektorale dhe më pas harrohen.
Sipas Tavos, sot pranë lidershipit të PS-së gjejnë vend njerëzit që kanë shitur zgjedhjet në Gjirokastër, por që dinë të intrigojnë, të servilosen dhe të mbajnë të punësuar nje armatë njerëzish që nisin mesazhe në telefonin e Kryetarit, prej të cilave ky i fundit krijon opinione.
Po ashtu Tavo akuzon se “verbëria politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS dhe integritetin e socialistëve të ndershëm”.
Kurse arrin në konkluzionin: “Mesa duket sot është koha e disa maskarenjve që nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët e vërtetë, të cilët i kanë zënë frymën PS dhe përpiqen ta mbajnë peng këtë parti vetëm për interesat e tyre të ngushta”.
Mëposhtë vijon le
tra e plotë:
“Me dhimbje të thellë dhe shumë i hidhëruar, i cenuar në personalitetin tim të krijuar me punë dhe me sakrifica, jo vetëm unë,por edhe qindra mijëra socialist të Gjirokastrës, të cilët shpërfillen prej kohësh, me moral e kurajo civile dhe politike, duke mos dashur kurrë shpirtërisht, por i detyruar nga rrethanat e krijuara në Partinë Socialiste,pas katër mandatesh i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Socialiste, detyrohem të largohem nga lidershipi aktual dhe të bëjë publike pavarësinë time nga Grupi Parlamentar i PS, për të qenë i lirë që të shprehem dhe të veproj në përputhje me bindjet e mira politike duke mbetur gjithmonë socialist.
I zgjedhur katër herë nga elektorati im me sistem mazhoritar, i vlerësuar dhe i nderuar nga ky elektorat për rreth 14 vite, gjej rastin që t’i falenderoj publikisht në shenjë mirënjohje të përjetshme dhe ndjej detyrimin moral që t’u shpjegoj atyre rrethanat që më detyrojnë të marr këtë vendim.
Partia Socialiste si një parti model për demokracinë brenda saj, transparencën në vendimmarrje, për mënyrën e organizimit, për solidaritetin njerëzor, civilizimin dhe një sërë virtytesh që e karakterizonin, me keqardhje e them se ka humbur vlerën më të madhe të këtyre cilësive.
Sot kjo parti është personalizuar në qendër dhe në bazë, ku demokracia e brendshme është zëvendësuar nga autokracia, ku forumet e saj shpërfillen, ku injorohen jo vetëm baza e saj, por edhe deputetët, ku socialistët e vërtetë thirren vetëm për beteja elektorale dhe më pas harrohen.
Sot pranë lidershipit të PS-së gjejnë vend njerëzit që kanë shitur zgjedhjet në Gjirokastër, por që dinë të intrigojnë, të servilosen dhe të mbajnë të punësuar nje armatë njerëzish që nisin mesazhe në telefonin e Kryetarit, prej të cilave ky i fundit krijon opinione.
Verbëria politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS dhe integritetin e socialistëve të ndershëm.
Mesa duket sot është koha e disa maskarenjve që nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët e vërtetë, të cilët i kanë zënë frymën PS dhe për
piqen ta mbajnë peng këtë parti vetëm për interesat e tyre të ngushta.
Duke mos dashur të bëhem pjesë e kësaj maskarade dhe nga pamundësia që të bashkëjetoj në një familje me këta, detyrohem të marr këtë vendim, duke qëndruar në Kuvendin e Shqipërisë i vendosur për të mbrojtur deri në fund interesat e elektoratit tim.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë për të gjithë socialistët e Gjirokastrës.
Vangjel Tavo”.