Torino, 3 tetor NOA - Një tunizian është arrestuar në Torino nga skuadra speciale e Padovas dhe kjo pasi detyronte bashkëshorten e tij të vishte një ferexhe për të mos shfaqur shenjat që ai i kishte lënë në fytyrë si rrjedhojë e dhunës së përdorur.
Gruaja ishte martuar me të pasi e kishte zgjedhur vetë familja e saj.
Në Itali mund të themi se jetonte shumë e izoluar ku në çdo situatë i duhej të mbante veshur vellon pasi bashkëshorti nuk e lejonte të shfaqte shenjat si pasojë e dhunës së shpeshtë që ai përdorte ndaj saj.
Ishte bërë me të vërtetë shumë e vështirë për gruan që të rezistonte në këtë situatë, pasi çdo veprim i saj në lidhje me një integrim në shoqëri shoqërohej me akte dhune dhe kërcënimesh.
Edhe pse ndodhej prej vitesh në Itali sërish ajo nuk e kishte mësuar gjuhën dhe duhet thënë se sërish gjeti forcën dhe kurajën për të shkuar në polici dhe për të paditur bashkëshortin e saj me këto fakte. r.b/NOA