English

Digjen mes flakësh në mesnatë, dy automjete

Gjirokastër, 3 tetor, NOA - Rreth orës 04.00 të mëngjesit, në policinë e Gjirokastrës ka mbërritur një telefonatë nga një roje private se në lagjen “18 Shtatori”, përballë kopshtit ”Sorros” po digjej një makinë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e përgjithshme e komisariatit të policisë si dhe është lajmëruar edhe reparti zjarrfikës, ku ka rezultuar se atje ishte duke u djegur automjeti tip Volksvagen “Golf 5” me targa GJ 15 51 B, në pronësi të Dhimitër Miçit nga Gjirokastra, i përfshirë nga flakët.

Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Por nga flakët është përfshirë në pjesën anësore edhe automjeti tjetër Mitsubishi ”Pajero”, me targa GJ 89 50 A, po në pronësi të këtij personi, i cili ishte parkuar ngjitur me automjetin e lartpërmendur, por me ndërhyrjen e zjarrfikëses zjarri është shuar.

Si pasojë e flakëve, automjeti tip ”Mitsubishi Pajero” është djegur nga pjesa anësore e pasagjerit, si dhe disa dëmtime të vogla në pjesën e brendshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit, ku paraprakisht bazuar edhe në dëshminë e shtetasit që është roje private për disa lokale, rezulton se automjetit që është djegur plotësisht i ka plasur bateria dhe për pasojë automjeti është përfshirë në flakë.

Në bashkëpunim me prokurorinë e Gjirokastrës po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

n.e/NOA

KOMENTE