English

Dy studente gjenden të vdekura në dhomë, konfirmohet vetëvrasje

Londër, 3 tetor 2010 NOA - Mund të jetë një pakt për vetëvrasje, i dyti në shumë pak ditë, pas vdekjes së dy vajzave në Londër. Sipas agjentëve, ata mund të kenë konsumuar lëndë kimike dhe kjo pasi ishin mbyllur në apartamentin ku qëndronin në lagjen e Putney.

Një veprim i tillë ngjason shumë me atë të një çifti të cilët ishin njohur në çat dhe kishin rënë në akord për tu vetëvrarë.

Në këtë hipotezë shtohen dhe deklaratat e fqinjëve të vajzës të cilët deklaruan se kishin vënë re çrregullime mendore nga ana e saj kohët e fundit. Policia mendon se bëhet fjalë për një pakt vetëvrasës dhe kjo pikërisht të frymëzuar nga çifti i sipërpërmendur.

Dhe në rastin e vajzave londineze duket se origjina e këtij gjesti tragjik është pikërisht një “forum” vetëvrasës.

Për momentin po përpiqet të sqarohet nëse vajzat njiheshin apo janë takuar vetëm për të kryer këtë gjest të fundit.

r.b/NOA

KOMENTE