English

Felaj: E dashur Majlinda Bregu, bëj gati fjalimin e dorëheqjes

“Lidhjet e Bregut me Sacra Corona Unita, një skandal unik në EuropëTiranë, 3 tetor 2010 NOA - Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka deklaruar sot se lidhjet e të afërmve të Ministres së Integrimit me krerët e grupit mafioz Sacra Corona Unita përbëjnë një skandalunik në Europë.

Kurse dha dhe një këshillë për Bregun: “I japim po ashtu një këshillë miqësore zonjës ministre: filloni e dashur zonjë të përgatisni fjalimin tuaj të dorëheqjes sepse akuzat që ju rëndojnë mbi supe e bëjnë të pamundur që ju të vazhdoni të mbani postin që keni”.

Por deputetja Felaj i kërkoi ministres Bregupo ashtu që të shpjegojë dështimin për të deklaruar pronësinë mbi një numër apartamentesh në qendër të Tiranës në deklaratën e saj të pasurisë, duke e përsëritur thirrjen që Majlinda Bregu të japë dorëheqjen.

Sipas deputetes Felaj Ministrja Bregu ujustifikua publikisht se familjarët e saj nuk kanë lidhje me bosin e Sacra Corona Unita që u arrestua pak ditë më parë në Vlorë, por vetëm me djalin e tij, a thua se kjo në një farë mënyre e bëka këtë aferë të pranueshme.

Për opozitën, Bregu bëri avokaten e djalit të mafiozit Prudentino duke deklaruar se ai nuk ka precedentë penalë, por harroi të thoshte se po ky njeri, ortaku i motrës e kunatit të saj, është arrestuar dy herë për aktivitet mafioz dhe i ka shpëtuar dënimit vetëm për arsye procedurale.

Më tej Felaj shtroi tre pyetje për ministren nën akuzë:

Sot ministria Bregu, si Ministre e Integrimitqë është, duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se sa prej kolegeve apo kolegëve tësaj në Europë kanë familjarë me lidhje të tilla biznesi me mafian?

Në cilin vend evropian ka dëgjuar zonja Breguqë motra apo kunati i një ministri të ketë lidhje biznesi me mafiozë tëkalibrit të Prudentinos?

Por problemet e Majlinda Bregut mekorrupsionin e skandalet duket se nuk kanë të sosur. Sot po i kërkojmë ministres të na sqarojë se në cilën deklaratë pasurie e ka deklaruar pronësinë e saj mbi një numër apartamentesh në zonat më ekskluzive të Tiranës?

Felaj në vijim të tre pyetjeve, paraqiti dhe deklaratën e pasurisë të zonjës Bregu për vitin 2008 dhe nuk më rezulton qëkëtu të jetë deklaruar ndonjë apartament nga ato për të cilat sot i kërkojmë shpjegime zonjës Bregu.

“Ne qëndrojmë në pritje të përgjigjes tëministres Bregu, por shpresojmë se këtë herë ajo do të bëjë kujdes me përgjigjet e saj, sepse deri më sot, çdo herë që ka dalë të flasë publikisht zonja Bregu thjesht e vetëm ka rënduar pozitën e saj përpara ligjit dhe përpara opinionit publik”, - tha Felaj.

E.R/NOA

KOMENTE