English

Kapet në Romë 36-vjeçari, dënuar në Lushnjë për një përdhunim

Arrestimiu bë pikërisht gjatë një feste. Dy vëllezërit së bashku me disa shqiptarë tëtjerë ishin duke festuar një ditëlindje dhe ishin shtruar në tryezë. Policia eshumtë në numër ka hyrë në banesë duke prishur festën dhe arrestuar tëdyshuarin e shoqëruar të gjithë të pranishmit

Romë, 3 Tetor 2010 NOA – Një i ri shqiptarështë kapur në kryeqytetin italian Romë pasi akuzohet se ka kryer një përdhunimmadje është dënuar me vendim nga Gjykata e Rrethit Lushnjë.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton searrestimi i 36 vjeçarit u bë pasi ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti nëgjithë Evropën pasi në apartamentin e tij në Lushnjë, së bashku me një shok, nëvitin 2002 kishin përdhunuar në grup një vajzë, e njohur e tij.

I dyshuari ishte nën përgjim nga policia.Ditët e fundit u arrit të mësohej se ai ishte strehuar në banesën e vëllait tëtij gjithashtu emigrant, në Romë.

Arrestimi u bë pikërisht gjatë një feste. Dyvëllezërit së bashku me disa shqiptarë të tjerë ishin duke festuar njëditëlindje dhe ishin shtruar në tryezë.

Policia e shumtë në numër ka hyrë në banesëduke prishur festën dhe arrestuar të dyshuarin e shoqëruar të gjithë tëpranishmit. I kërkuari u dërgua në burgun “Regina Coeli” kurse të tjerët pasverifikimeve u lanë të lirë.

Tani, 36 vjeçarit i mbetet të ekstradohet nëShqipëri ku duhet të vuajë dhe gjashtë vjet burgim për akuzën e përdhunimit.

e.r/NOA

KOMENTE