English

Kërkesa e PS: Basha, jep llogari për “shthurjen e rendit publik”

Tiranë, 3 tetor 2010 NOA - Deputeti SocialistTaulant Balla, në një deklaratë për shtyp i kërkoi sot Ministrit të BrendshëmLulzim Basha të përgjigjet për atë që ai e quan “shthurje të rendit publik” tëevidentuar së fundmi edhe nga arratisja e bujshme e një të dënuari tërrezikshëm gjatë një vizite të lejuar të këtij të fundit në shtëpi.

Sipas Ballës kjo shthurje si dhe paaftësia eevidentuar në lidhje me këtë çështje shpjegohet me faktin se në krye tëMinistrisë së Rendit qëndron një njeri i inkriminuar si Basha, e në krye tëqeverisë qëndron Sali Berisha, i cili e ka provuar më parë se precedentëtpenalë nuk janë pengesa për të bashkëpunuar me të.

Balla akuzoi se Ministria e Brendshme edrejtuar nga Lulzim Basha jo vetëm që nuk po jep më ndonjë kontribut nëzbatimin e ligjit dhe garantimin e rendit në Shqipëri, por mund të thuhet paasnjë dyshim se është shndërruar tashmë në një aktor të shthurjes së renditpublik.

Për socialistët, arratisja e djeshme e njëkrimineli shumë të rrezikshëm, të dënuar për plagosjen e një zyrtari të lartëtë policisë është veçse skandali i fundit për të cilin duhet të japë llogariLulzim Basha.

“Ky ministër por edhe kolegu i tij nëministrinë e drejtësisë duhet të na shpjegojnë sesi vallë ka mundësi që dy tëburgosur për krime shumë të rënda siç janë plagosja dhe përfshirja në vrasjen ezyrtarëve të policisë marrin leje të veçanta me justifikimin se kanë familjarëtë sëmurë, ndërkohë që këta familjarë dalin nëpër media shëndoshë e mirë”. Tha Balla.

Ai vlerësoi se ministri Basha duhet të japëllogari për paaftësinë e punonjësve të policisë së burgut, që janë nën varësinëe tij, të cilët lejuan që t’ u shpëtojë nga duart një i burgosur kaq irrezikshëm.

Sipas opozitës socialiste, kjo histori eshëmtuar për rendin dhe drejtësinë në vend, nuk është as më shumë e as më paksesa e njëjta histori që ka ndodhur edhe gjatë fushatës zgjedhore të 28qershorit 2009, kur kriminelë nga më të rrezikshmit në vend u lanë të lirë përt’u bërë pjesë e fushatës së qeverisë Berisha.

“Ky degradim i rrezikshëm i situatës së renditshpjegohet me faktin se në krye të Ministrisë së Brendshme sot qëndron njënjeri si Lulzim Basha që edhe vetë i ka shpëtuar përballjes me drejtësinë për230 milionë euro vjedhje falë marifeteve procedurale”, - theksoi Balla.

Ai shtoi se për sa kohë në krye të ministrisësë brendshme shqiptare do të qëndrojë një njeri i inkriminuar si Lulzim Basha,një ish-bodyguard i Sali Berishës që akuzohet nga një ministër i qeverisë sidrejtuesi i një rrjeti kontrabande nafte; Për sa kohë kjo ministri vazhdon tëmbushet me militantë që kanë si kualifikim pjesëmarrjen në vjedhjen e votave,servilizmin dhe bindjen e verbër ndaj pushtetit, fatkeqësisht skandale të tillado të vazhdojnë të përsëriten.

Kurse në përfundim tha se “nuk mund tëparandalohen këto raste të degradimit të rendit publik, me shkarkime apoarrestime të përkohshme të zyrtarëve të nivelit të ulët. Përgjegjësia edrejtpërdrejtë qëndron tek motivuesit e kulturës së pandërshkueshmërisë dhekrimit, Lulzim Basha dhe kapoja i tij Sali Berisha”.

e.r/NOA

KOMENTE