English

Kujdes, 4 sendet që janë dhe më të ndotura se WC-ja

Tastiera e kompjuterit – Një hetim i kryer në Britaninë e Madhe tregon se, nga 33 tastiera të kompjuterëve personalë, 4 ishin shumë të ndotura madje deri në atë pikë sa u konsideruan si rrezik konkret ndaj shëndetit.

Kështu, u dalluan një sasi bakteresh, rreth 4 herë më e madhe se ajo e VC- ve. Ja pse është tepër e rëndësishme që tastiera të pastrohet në mënyrë të vazhdueshme me mjete të posacshme të cilat kanë si përbërje alkoolin pasi dihet mjaft mirë që ai është një disifektant.

Portofoli i meshkujve – Është një nga sendet më të prekura nga bakteret. Gjërat që ai mban mund të jene prekur nga shumë persona. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye. Vendi ku ai qëndron në xhep, një ambient i ngrohtë dhe i izoluar, është si një shtëpi e rehatshme për bakteret e shumtë.

Tryeza e një femre – Universiteti i Arizonës ka kryer një studim në të cilin ka rezultuar se ajo mund të përmbajë një sasi prej 400 herë më shumë baktere se sa VC-ja.

Motivet janë të shumta duke filluar që nga veshjet e grave e deri tek tualeti apo mjetet kozmetike që ato përdorin, të cilat gjithmonë i vendosnin mbi skrirvaninë e tyre.

Timoni i makinës – Në 2 timonë makinash, në tre të studiuar, është i pranishëm bakteri Stafilococo aureus që në raste të shumta është i shoqëruar dhe nga prania e bakterit Stafilocoço epidermidis.

Që të dy janë përgjegjës në infeksionet e frymëmarrjes dhe shumë sëmundjeve të tjera. Kështu duhet të mendoheni mirë para se të hipni në bordin e një makine.

r.b/NOA

KOMENTE