Palermo, 3 tetor NOA - Një burrë 50 vjeçar me origjinë nga Capo Verde por banues në Palermo të Italisë, është larguar nga arresti shtëpiak me të cilin ishte dënuar dhe kjo vetëm për tu luajtur në lotarinë Superenalotto.
Ushtarakët e stacionit në Palermo, e kanë kapur në befasi në momentin që ai mbante në dorë një biletë.
Ai më pas u arrestua dhe u rikthye sërish në shtëpinë e tij. Dënimi i është dhënë pasi akuzohej për ngacmime ndaj ish-gruas së tij dhe tashmë po vuan sërish arrestin shtëpiak.
r.b/NOA