Londër, 3 tetor, NOA – Vetëm pas një ore me orën tonë lokale, pra në orën 19.30 nis një grevë e re 24 orëshe e punonjësve të metrosë së kryeqytetit britanik.
Kjo grevë vjen pikërisht pas grevës së pak javëve më parë, që paralizoi sipas mediave britanike qarkullimin në Londër.
Lajtmotiv i protestës së sindikatave të punonjësve të metrosë është shkurtimi i punonjësve të biletarive.
Protesta nis në orën 18.30 me orën e Londrës, dhe 19.30 sipas orës sonë.
Janë organizatat sindikale “Rmt” e “Tssa”, që do të ndërpresin punën për 24 orë duke protestuar për shkurtimin e plot 800 vendeve të punës, duke konfirmuar kështu se këto shkurtime do të kenë pasoja negative në sigurinë e punonjësve dhe pasagjerëve.
mit/NOA