English

Madona, në kërkim të një vile në liqenin Maggiore

Itali, 4 tetor NOA - Një vilë tepër e madhe, luksoze dhe e mbuluar nga gjelbërimi, në mënyrë të tillë që të garantojë privatësi, por sigurisht me pamje nga liqeni.

Këto janë parametrat idealë të shtëpisë që i është vënë në kërkim këngëtarja Madona në zonën e liqenit Maggiore dhe duke u bazuar në zërat e fundit nuk do të ketë limit në çmim.

Për momentin akoma nuk është bërë asgjë e ditur, megjithatë duhet thënë se në kërkim janë vënë një ekip i posaçëm për të gjetur shtëpinë e kërkuar nga Madona dhe tashmë mund të themi se ata janë në pritje të ofertës së saj.

Flitet se ata do të jenë në gjendje të përmbushin kërkesat e këngëtares, por gjithçka do të varet nga sasia e të ardhurave që do të shpenzojë ylli i popit.

r.b/NOA

KOMENTE