SHBA, 3 tetor 2010 NOA - Me sa duket janë në shifrën 9, rregullat e dhunuara nga Motorola dhe kjo në telefonat që kanë përdorur si sistem operativ, Android. REDMOND, WA (SHBA).
Microsoft ka lëshuar nj urdhëresë ligjore në drejtim të kompanisë së Motorolas dhe kjo lidhur me disa rregulla që nuk janë zbatuar siç duhet.
Duhet theksuar se ende nuk janë bërë të qarta në mënyrë specifike akuzat që ka ngritur kompania gjigante e Microsoft në drejtim të prodhuesve të celularëve.
Motorola, ndër të tjera, ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë kopje të këtij citimi.
r.b/NOA