English

Ministri Pollo në Berat: Duam të bëjmë realitet premtimet elektorale

Berat, 3 tetor 2010 NOA - Ministri përInovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, kainspektuar nga afër punimet që po kryen për rrugën që lidh qendrën e komunësKutalli me fshatrat e tjerë të kësaj komune, me vlerë 22 milionë lekë të reja.

Ministri Pollo, njëherazi deputet i Qarkut tëBeratit, premtoi gjatë fushatës elektorale se komuna Kutalli do të lidhej merrugë me të gjithë fshatrat e saj, dhe ja, - tha ministri Pollo gjatë fjalës sëtij, - sot jemi këtu për të bërë realitet atë se çka premtuam në fushatën ezgjedhjeve të qershorit.

Z. Pollo vazhdoi më tej se investimet eQeverisë shqiptare për rrugët rurale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sepseky është një premtim i kësaj Qeverie.

Në fund të fjalës së tij, Pollo tha se Qeveriashqiptare, edhe pse ka investuar shumë për këto fshatra, investime të tjera dotë ketë në të ardhmen, që do të bëjnë të mundur lidhjen me unazë të komunësKutalli dhe Urën e Kuçit dhe qendrën e komunës me të gjithë fshatrat përreth.

e.r/NOA

KOMENTE