Pohimi idikasterit që drejton Nishani: “Arratisja e Tafilit, grupi i shoqërimit nga policia e burgjeve ka neglizhuar rëndë ushtrimin e detyrës”
Tiranë, 3 Tetor 2010 NOA - Ministria e Drejtësisë deklaroi sot se dy të dënuarit e burgut të Shën Kollit në Lezhë, Admir dhe Genci Tafili, janë trajtuar me leje të veçanta sipas parashikimit ligjor dhe shkarkoi përgjegjësinë nga vetja kur theksoi se “në rastin e trajtimit me leje për arsye shëndetësore janë autoritetet lokale të shëndetësisë që lëshojnë dokumentacionin provues”.
Megjithatë MD pohon se gjithashtu është detyrim i policisë së burgjeve, strukturë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshmetë Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë që të sigurojë ruajtjen e veçantë gjatë periudhës së lejes.
Në rastin e vëllezërve Tafili, grupi i shoqërimit nga policia e burgjeve ka neglizhuar rëndë ushtrimin e detyrës përreth banesës së të dënuarve, ç’ ka bërë të mundur largimin e shtetasit Admir Tafili, pohon dikasteri.
Për këtë rast Shërbimi i Kontrollit të Brendshëmnë Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e:
1.Nazmi Demirxhiu, 42 vjeç, me detyrë shef i sigurisë pranë burgut Shën Koll , Lezhë, i ndaluar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
2.Sabah Selmani, 43 vjeç me detyrën punonjës i togës së shoqërimit në burgun e Shën Kollit, Lezhë, ndaluar për veprën penale të“shpërdorimit të detyrës”
3.Gjon Lleshgega, 50 vjeç, me detyrë përgjegjësi togës së shoqërimit në burgun e Shën Kollit, Lezhë, i ndaluar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
4.Arben Lazri, 38 vjeç, me detyrën punonjës itogës së shoqërimit në burgun e Shën Kollit, Lezhë, ndaluar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
5.Alban Martinaj, 38 vjeç, me detyrën punonjësi togës së shoqërimit në burgun e Shën Kollit, Lezhë, ndaluar për veprën penaletë “shpërdorimit të detyrës”
6. Gjok Marku, 49 vjeç, me detyrën punonjës i togës së shoqërimit në burgun e Shën Kollit, Lezhë, ndaluar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
7.Viktor Jaku, 41 vjeç, polic me detyrënpunonjës i togës së shoqërimit në burgun e Shën Kollit, Lezhë, ndaluar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
8.Gazmir Çoku, 30 vjeç, me detyrën punonjës i togës së shoqërimit në burgun e Shën Kollit, Lezhë, ndaluar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
9.Geg Gjeçi, 39 vjeç, me detyrën punonjës i togës së shoqërimit në burgun e Shën Kollit, Lezhë, ndaluar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
10.Fatos Frangu, 38 vjeç, me detyrë mjek në burgune e Shën Kollit, Lezhë, ndaluar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”
11.Si dhe është shkarkuar drejtori i Burgut të Shën Kollit, Lezhë.
Veprimet e autoriteteve përkatëse vazhdojnë hetimin e personave të tjerë me përgjegjësi në këtë ngjarje, - deklaroi Ministria e Drejtësisë.
e.r/NOA