English

Murinjo i thotë përfundimisht “stop” shtypit

Spanjë, 3 tetor NOA - Hose Murinjo është “tërbuar”. Pas braktisjes së konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Auxerre pasi ndihej i bezdisur nga pyetjet në lidhje me Pedro Leon, tashmë tekniku portugez i ka mbyllur dyert e Valdebebas shtypit.

Nuk do të ketë më stërvitje që mund të shikohet për 15 minutat e para, por mbi të gjitha jo më deklaratave në fund të stërvitjes.

Kjo është një mënyrë e cila po ndiqet nga tekniku Murinjo, në formë ndëshkimi për të dënuar mediat spanjolle, që kohët e fundit nuk janë treguar aspak xhentil në drejtim të tij.

r.b/NOA

KOMENTE