Prishtinë, 3 tetor 2010 NOA Update - Lideri iPartisë Përparimtare të Serbisë dhe 10 zyrtarë të cilët në mënyrë të papërgjegjshmetentuan të hyjnë pa leje në tokën kosovare janë ndalur në kufi nga autoritetete Republikës së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur sot në orën 07:20 nëvendkalimin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë neJarinje (Porta 1) ku i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës politikanëveserbë.
Vendimi u zbatua nga autoritete policore tëKosovës dhe EULEX-it, ndaj z. Tomisllav Nikolic Lider i Partisë Përparimtare tëSerbisë dhe 10 zyrtarëve të tjerë që ishin pjesë e këtij delegacioni mearsyetimin se të njëjtit nuk kishin paralajmëruar vizitën e tyre tekautoritetet Kosovare, me ç’ rast nuk posedonin leje për një gjë të tillë.
Gjithashtu sot në ora 06:25 në Leposaviq ngaPolicia e Kosovës është ndaluar z. Velimir Ilic, lideri i Partisë Serbia e re,dhe dy shoqëruesit e tij dhe pasi që është bërë legjitimimi i tyre ështëkuptuar se edhe këta zyrtarë nuk posedonin leje për hyrjen e tyre në Kosovë
dhe të njëjtit nën përcjelljen e policisë janëkthyer përmes pikës kufitare të Merdares.
a.b/e.r/NOA