English

Pakistan, bie avioni i NATO-s

Pakistan, 3 Tetor NOA - Një helikopter i NATO-s i impenjuar në operacionet e shpëtimit në pellgun e Manchar, ka rënë në jug të Pakistanit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. Me sa bëhet e ditur janë me dhjetëra të plagosurit. Në vendngjarje mbërriti menjëherë ndihma e shpejtë.

Ende nuk është i qartë shkaku i vërtetë i këtij incidenti. Siç bëhet e ditur nga Geo News, ka qenë një defekt teknik ajo çka çoi në këtë aksident.

Në bord ishin 12 persona me operatorë të huaj dhe pakistanezë. Mjeti fluturues i NATO-s ishte i impenjuar për të çuar ndihma farmaceutike dhe jetësore për të pastrehët në Dadu, provinca që është shkatërruar si rrjedhojë e përmbytjeve.

Helikopteri ka rënë në ujërat e liqenit të Manchar dhe kjo pasi tentoi për një ulje emergjente.

r.b/NOA

KOMENTE