English

Për homoseksualët, hapet ambasada Pink në Shqipëri

Tiranë, 3 tetor, NOA – Një institucion i ri hapet në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, e ashtuquajtura ambasada Pink.

Ajo në fakt përbën një program i ri që nis të zbatohet në Shqipëri përmes një partneriteti mes organizatave COC Netherland, CRCA dhe LGBT Pro Shqipëri, me mbështetjen financiare të Programit të Transformimit Social (MATRA) të Ministrisë së Jashtme të Hollandës, synon të jetë një instrument dhe për komunitetin LGBT në vendin tonë.

Ajo përurohet ditën e sotme dhe do të jetë vendi ku komuniteti i homoseksualëve në Shqipëri do të gjejë siguri, mbrojtje dhe mundësi për t’u organizuar e për t’u forcuar, që të mund të ngrejë zërin dhe të mobilizohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ambasada Pink do të punojë për të përmirësuar situatën e komunitetit LGBT në Shqipëri, duke mbrojtur dhe lobuar pranë të gjithë institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore, duke u bërë zëri publik i komunitetit LGBT.

Nga ana tjetër, vetë komuniteti LGBT duhet t’i formulojë kërkesat dhe shqetësimet e tij dhe t’i adresojë ato pranë institucioneve e organizmave përkatëse.

n.e/NOA

KOMENTE