English

Përplasje me shumë viktima midis dy trenave

Xhakarta, 3 tetor NOA - Kanë qenë me dhjetëra, personat që kanë mbetur të vdekur dhe ato që janë plagosur rëndë në provincën e Giava, në Indonezi. Incidenti me shumë mundësi ka ndodhur si rrjedhojë e drejtimit të gabuar të sistemit hekurudhor.

Televizioni lokal ka paraqitur gjendjen e tmerrshme që është krijuar si rrjedhojë e përplasjes.

Sipas burimeve zyrtare, bilanci provizor i viktimave është prej të paktën 35 të vdekur dhe shuam të tjerë të plagosur.

Incidenti ka ndodhur në një stacion hekurudhor në Petarukan, ku një tren i cili vinte nga Xhakarta është përplasur me një tjetër tren, i cili kishte ndaluar në binarë.

Pas disa orësh që kanë kaluar nga aksidenti sërish ka mbetur një person në kurthin e shinave dhe kjo bazuar në atë çka kanë bërë të ditur burimet zyrtare.

r.b/NOA

KOMENTE