English

Qeveria është një problem

Nga Sali Berisha

“Presidenti Regan kishte një tezë, e cila është e rëndësishme të mbahet parasysh kryesisht nga ata që janë në fuqi. Ai thotë se qeveria është një problem. Dhe kjo është arsyeja pse kryeministrat duhet të kenë parasysh shmangien e këtij problemi, pasi me taksa të larta qeveritë janë një problem i vërtetë”

Për evropianët, për ata që do të donin të shohin të shkuarën e tyre të projektuar, është shumë e thjeshtë të kuptojnë që ideali evropian është ideali më fisnik qe ata kanë pasur ndonjëherë. Është ideali i paqes, i prosperitetit,stabilitetit dhe solidaritetit. Padyshim është forca lëvizëse e kombeve tona nën dërtimin e të ardhmes duke arritur horizont pas horizonti. Ju sot ndodheni në një vend ndryshe nga disa prej vendeve tuaja për sa i përket shkallës së zhvillimit, por ju jeni gjithashtu në një vend, i cili në 18 vjet ka shënuar ndryshimet më dramatike pozitive. 10 ditë më parë iu drejtova Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe i thashë se ndërsa isha i ulur në atë sallë nëmendje më erdhi shtatori i vitit 1992, kur unë përfaqësova Shqipërinë në cilësinë e presidentit të vendit. 18 vite më parë ky vend ishte më i shkatërruar se çdo vend tjetër në planet. Është përtej çdo imagjinate, çfarë mizorish vendoste mbi këtë komb regjimi diktatorial. Nuk i tregova audiencës,por po ju them juve, se ndërsa i drejtohesha Asamblesë së OKB- së, isha i vetmi president në atë sallë më një pagë prej 16 $ amerikanë në muaj, për arsye se të ardhurat për frymë atë vit ishin 204$, për shkak se 80% e popullsisë ishte e papunë,pasi ekonomia ishte në kolaps total duke qenë se ne kishim dalë nga një regjim diktatoriali, i cili e kishte lënë vendin në një uri kronike masive. Hiperkolektivizimi në Shqipëri ishte ose u bë një nga mjetet më shtypëse të diktaturës. Por, këtë vit iu drejtova OKB-së, si përfaqësues i një vendikrejtësisht tjetër. I thashë audiencës se në një libër kohët e fundit, një akademik kishte shkruar dhe provuar me fakte, se në planetin tonë çdo 20 vjet ndodh e paimagjinueshmja. Por Shqipërisë ky ndryshim i pa masë, ky ndryshim i paimagjinueshëm, i ndodhi në më pak se 20 vjet.

Shqipëria qëndron sot në kategorinë e vendeve me të ardhura të mesme të larta; renditet në pozicionin e vendit të 57 ku mund të jetosh më mirë. Shqipëria ka sot një ndryshim shumë të vogël nga shumica e vendeve të zhvilluara për sa i përket jetëgjatësisë. Shqipëria ka një nga normat më të ulëta të vdekshmërisë maternale në botë. Shqipëria është një vendku sot 70% e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme regjistrohet në universitete; ku 91% e atyre që mbarojnë arsimin 9-vjeçar të detyruar hyjnë në shkollat e mesme. Shqipëria ka indeksin më të lartë të penetrimit tëteknologjisë së informacionit në shkolla, pra ka internet në çdo shkollë. Shqipëria është sot një vend ku 80% e GDP vjen nga sektori privat. Ky vend ka një ekonomi në rritje, madje dhe në mes të krizës financiare botërore. Vitin e kaluar ne patëm një rritje ekonomike prej 3.5 për qind, dhe këtë vit rritja dotë jetë edhe më e lartë. Këtë vit eksportet janë rritur me 62 për qind, dhe ne sërish këtë vit rritëm pagat dhe pensionet dhe do të vazhdojmë në programin tonë.

Mendoj se ka njerëz që flasin për një hopcilësor dhe padyshim vendi im ka shënuar ndryshime të pa imagjinuara, por hopi i vërtetë cilësor ishte solidariteti i Shteteve të Bashkuara dhe kombevetë tjerë miq drejt vendit tim gjatë këtyre 18 viteve. Nga ana tjetër, çfarëdo që kemi arritur e kemi arritur duke përdorur, zgjeruar dhe konsoliduar liritë.Në vitin 1991, kur vendi ishte vërtetë i shkatërruar, Sekretari i Shtetit, JamesBaker, vizitoi Shqipërinë. Gjysmë milion njerëz u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe ai i tha turmës: “Liria do të punoj për ju”. Kjo është ajo çfarë historia ka treguar për kombet e tjera, dhe doli vërtetë profetike; liria punoi për shqiptarët.

Pse po këmbëngul për liritë? Sepse duke nisur nga mjerimi masiv, nga varfëria ekstreme është një vështirësi shumë e madhe,por iniciativa e lirë punoi për këtë vend, ajo u shndërrua në levën e Arkimeditpër ndryshimin. Në vitin 1995 bizneset e vogla private punësuan në një vit, 107mijë njerëz. Kështu papunësia u ul. Unë jam një njeri i taksave të ulëta, dhe besoj në taksat e ulëta. Unë gjithmonë kam besuar në taksat e ulëta. Formimi im është kardiologjia, por jam influencuar shumë nga Ronald Reagan për dy arsye. Së pari, ky president i madh i SHBA, me bindje dhe nga i gjithë sistemi i tij imendimit ishte antikomunist. Ai e quajti Bashkimin Sovjetik perandoria e së keqes. Së dyti, jam influencuar nga ai, sepse ai nuk vinte nga ndonjë profil politik ose ekonomik. Ai ne politikë erdhi nga arti, unë në politikë erdha nga shkenca. Kjo është arsyeja pse besoja tek ai. Ai ka disa shkrimeshumë interesante rreth taksave të ulëta dhe ai më bindi që taksat e ulëta janëpolitika më e mirë. Presidenti Regan kishte një tezë, e cila është e rëndësishme të mbahet parasysh kryesisht nga ata që janë në fuqi. Ai thotë seqeveria është një problem. Dhe kjo është arsyeja pse kryeministrat duhet të kenë parasysh shmangien e këtij problemi, pasi me taksa të larta qeveritë janë një problem i vërtetë.

Por, çfarë tjetër më shtyu drejt taksave të ulëta? Nëse do të shohim sistemin që lamë pas se çfarë ishte nga pikëpamjaekonomike do të shohim se ishte një dështim i plotë. Pse ishte një dështimiplotë? Ishte një dështim i plotë jo sepse kishte kapital publik, kapitali publik ekziston në vendet e lira, sektori publik ekziston dhe lulëzon në disaraste por ishte një dështim për shkak të mungesës së plotë të kapacitetevemenaxheriale. Socializmi në ish vendet komuniste, veçanërisht në Shqipërishkatërroi çdo kapacitet menaxherial tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse besimi për sektorin privat ishte e vetmja alternativë për ne. Të besosh sektorin privat do të thotë të lejosh më shumë para në llogaritë e tyre, duke pranuar separaja në llogaritë e tyre ka më shumë vlerë se në ato publike. Kjo ështëarsyeja pse ishte e drejtë të besohej në taksat e ulëta dhe e vendosa Shqipërinë në vendin me barrën më të ulët fiskale në Evropë.

Pasi u ktheva në pushtet në 2005, iu ktheva politikës sime të taksave të ulëta. Në fakt, duke përgjysmuar taksat, që do tëthotë përgjysmimin e taksës së korporatës nga 25 në 10 përqind, taksave të të ardhurave personale nga 23 në 10 përqind dhe kontributet e sigurimeve shoqërore nga 32 në 15 përqind, të ardhurat në katër vite u mbi dyfishuan, nga taksat dhe tarifat.

Investimet e huaja direkte u rritën shumë. Nëdy vitet e fundit ne kemi nënshkruar më shumë se 6 bilion euro kontrata,koncesione dhe investime me të tjera. Kompani nga vendet tuaja, nga Norvegjianë Izrael, punojnë në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse ekonomia jonë vazhdon tërritet. Një tjetër arsye pse ekonomia jonë vazhdon të rritet janë është se nejemi investitorë të mëdhenj. Ne investojmë në rrjetin rrugor 10 përqind tëGDP. Kjo është arsyeja pse Drejtoria e përgjithshme e ekonomisë dhe financës së BE në analizën e ekonomisë së rajonit thotë se rritja e Shqipërisë është e bazuar në investime dhe jo në konsum.

Kjo është e vërtetë. Ne jemi investitorë nëekonominë tonë. Ne kemi pasur një rrjet rrugor rudimentar, por rrugët janë të një rëndësie jetësore për zhvillimin. Në katër vjet ne kemi asfaltuar më shumëse 6000 kilometra rrugë, ne do të asfaltojmë në këta katër vjet 7000 km tëtjerë, dhe Shqipëria do të jetë e gjitha e asfaltuar. Kjo është ajo ku ne qëndrojmë. Ne qëndrojmë tek këto projekte të infrastrukturës duke u bazuar tek koncepti se ajo çfarë njerëzit kanë më të rëndësishme është koha, që nga çdo cep i vendit ata do të mund të arrijnë kryeqytetin në gjysmën e kohës që iu është dashur më parë. Sot isha në një zonë të largët, jo dhe aq të largët,problemi ishte rruga. Takova fermerë dhe ndjeva gëzimin e tyre për rrugën e re që po asfaltohet atje. Imagjinoni, këta fermerë dilnin nga shtëpitë e tyre qënë mëngjes herët për t’i sjellë produktet në Tiranë. Tani ata do të kenërrugën e re, do t’i bashkohen tregut në mënyrën më të lehtë. 5 vite më parë shkova në një rajon tjetër në veri të Durrësit dhe gjeta atje një rrugë etmerrshme dhe fermerë të dëshpëruar që nuk kishin akses në tregje. Ne ndërtuam një rrugë të re, dhe këtë vit kryetari i komunës më tha se çdo ditë 46.000 makina shkonin në plazhet e komunës, një bregdet i mrekullueshëm, dhe asnjë produkt nuk ngeli pa u shitur. Kjo është arsyeja pse ne po rinovojmë rrjetin rrugor.

Ne po punojmë shumë edhe për infrastrukturën dixhitale. Vendi im duhet të arrijë moshën dixhitale. Në vitin 2005 ne kishimnjë nivel të penetrimit të ICT shumë të ulët, 4.8 përqind, një nga më të ulëtitnë botë. Tani jemi në nivelin 32 përqind, dhe kemi tre vite për të arritur mesataren evropiane. Ne e shtrimë internetin në çdo shkollë, në çdo zyrëpostare. Tani po punojmë për internetin me lidhje të shpejtë në nivel kombëtar.Kemi rritur shumë përdorimin e internetit në telefoninë celulare. Porgjithashtu kam një zotim për rininë shqiptare, për tre vjet çdo nxënës do ketënjë kompjuter. Po kujdesem për dy projekte të mëdha, njëri është më Institutine Teknologjisë së Massachusetts, kompjuterët 100$, dhe një projekt tjetër është ai i adaptuar nga portugezët me Intel. Shpresojmë që projekte të reja do tëvijnë, dhe çdo nxënës në këtë vend do të ketë një kompjuter. Dhe arsyeja pse nee bëjmë këtë është për të arritur kohën e humbur, dhe unë besoj se duke lundruar në universin e internetit do të jetë një ndihmë e madhe për ta. Do t’indihmojë të ndryshojnë jetët e tyre.

Padyshim dy ishin dy projektet më madhorë tëkombit tim, integrimi në NATO, ku ne u bëmë pjesë, dhe tani integrimi nëBashkimin Evropian. I gjithë universi i reformave i kushtohet integrimit në BE.Unë ju jam shumë mirënjohës juve dhe të gjithë atyre që mbështesin liberalizimin e vizave për vendin, i cili prek një nga liritë më të çmuara të qenieve njerëzore. Imagjinoni nga një liri e lëvizjes shqiptare në një liri evropiane të lëvizjes. Sa shumë zgjeron, sa shumë influencon pozitivishtpsikologjinë e njerëzve. Ne kemi punuar shumë dhe e meritojmë atë. Ne i morëmnjë për një të 120 kërkesat dhe unë u kam thënë të gjithë kolegëve të mi që nekemi nevojë për një vlerësim të drejtë, asgjë tjetër. Ne duhet të performojmë.Dhe çdo proces për shqiptarët duhet të jetë i bazuar në përformancë. Kjo është për interesin e tyre jetësor. Vendi ka nevojë të ndryshohet, vendi ka nevojë tëtransformohet.

Sot, në këtë kuadër në kemi arritur të instalojmë sistemin më të mirë të teknologjisë të lartë në kontrollin ekufijve; i kemi pajisur qytetarët tanë me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike të standardeve më të larta. Kemi ngritur një bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv me partnerët tanë dhe vendet mike në luftën kundër terrorizmit, krimittë organizuar dhe korrupsionit. Kështu, vendi sot ka indekset e kriminalitetit më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Kështu, vendi sot është një vendi sigurt.

* Fjala e mbajtur sot në takimin me të rinjtë federalistë evropianë (Jaune Europeenne Federalist)

KOMENTE