English

Rinko, ose japonezja që po “çmend” Hollivudin

Në 2007 ajo ka qenë kandidate si aktorja më e mirë jo protagoniste në filmin “Babel”. Që nga ai moment 29-vjeçarja Rinko Kikuchi ka bërë një rrugë mjaft të mirë në karrierën e saj.

Ndër filmat e saj mund të përmendim “The Brothers Bloom”, “Map of the Sounds” dhe “Norwegian Wood”, i cili u prezantua në festivalin e fundit në Venecia.

Rinko ka pozuar gjysmë e zhveshur për të përmuajshmen GQ dhe ka pohuar se gjithmonë është tepër e qeshur me të tjerët dhe ka një preferencë mjaft të madhe për këpucët me taka të larta.

Por siç thekson edhe vetë, ëndrra e saj nuk është që të fitojë çmimin Oskar, por një fëmijë.

r.b/NOA

KOMENTE