English

Studimi: 9% e amerikanëve, vuajnë nga depresioni

Uashington, 3 tetor, NOA – Rreth 9 përqind e amerikanëve vuajnë nga çrregullime depresive, një fakt ky i raportuar nga zyrtarët federalë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tyre, normat e të prekurve nga sëmundja e depresionit ndryshojnë nga shteti në shtet, duke filluar nga një minimum prej 4.8 përqind në Dakotën Veriore, për të arritur në nivelin maksimal prej 14.8 përqind, i arritur në Misisipi.

Sipas hulumtimit të kryer nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e tyre, në pjesën juglindore të vendit nuk ka një numër të madh të të individëve të prekur nga sëmundja.

n.e/NOA

KOMENTE