Nju Xhersi, 4 tetor NOA/ Rid Bulku - Një student 18-vjeçar i universitetit të Rutgers në Nju Xhersi është vetëvrarë duke u hedhur nga një urë dhe kjo pasi zbuloi se një takim seksual me një student tjetër ishte xhiruar nga një kamerë e fshehur dhe më pas ishte vënë online në rrjetin shoqëror të Twitter.
Dy përgjegjësit e kësaj vepre një djalë me origjinë indiane dhe një vajzë aziatike janë inkriminuar për prishje të privatësisë.
Rrezikojnë dy vjet heqje lirie. Tyler Clementi, nuk arriti dot të suportonte turpin për të pranuar se kishte kryer marrëdhënie homoseksuale dhe vetëm tre ditë më pas u hodh në lumin e Hudson nga një urë.
Tashmë, ajo që fillimisht dukej si diçka adoleshente është kthyer në një çështje serioze për Dharun Ravi, një djalë me origjinë indiane, dhe Molli Wei, një vajzë aziatike, të dy 18 vjeçarë ashtu si dhe “viktima” e tyre, që tre ditë më parë e kishin regjistruar fshehurazi në takimet e tij homoseksuale.
Historia e djalit biond me syze, i zgjuar dhe i ndjeshëm, një violinist premtues në orkestrën simfonike të Universitetit ka tronditur aq shumë SHBA-në, deri në atë pikë saqë ka fituar dhe faqen e parë të Neë York Times.
r.b/NOA