English

Tom Cruise, me taka për të arritur gjatësinë e koleges Cameron Diaz

SHBA, 4 Tetor 2010 NOA - Ajo e gjatë një metër e 77 centimetër, kur nuk vesh taka, ndërsa ai 7 centimetër më i shkurtër.

Megjithatë, në Tokio për prezantimin e komedisë së re aksin “Knight and Day”, Tom Cruise ishte i gjatë po aq sa kolegia e tij Cameron Diaz.

Truk, shpikje apo efekt optik? Përgjigja tashmë dihet, pasi mrekullia për aktorin erdhi nga katër centimetër të cilat ia dhuruan takat e këpucëve që kishte veshur, gjë që bëri që gjatësia e 48 vjeçarit të ishte e njëjtë me atë të Cameron.

Kështu mund të themi se të dy i kanë kushtuar tepër rëndësi kësaj diference në gjatësi ku janë përpjekur të jenë sa më të njëjtë për të shmangur çdo figurë të keqe që mund të bënin në paraqitjet publike.

r.b/NOA

KOMENTE