Vlorë, 3 tetor 2010 NOA – Një djalë i ri ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të cilët për momentin mbeten të paidentifikuar.
Viktima është Klodian Resuli 27 vjeç, lindur e banues në fshatin Risili, i cili ndodhet pak kilometra larg qytetit të Vlorës.
Burimet policore që citon korrespondenti i agjencisë NOA saktësojnë se viktima është qëlluar në momentet kur po i afrohej banesës së tij dhe brenda automjetit kishte dhe një fëmijë që mendohet të jetë i afërm i tij.
Rreth orës 21.00 të mbrëmjes së sotme, Klodian Resuli u qëllua me plumba edhe pse në makinë gjendej fëmija, raporton korrespondenti i NOA.
e.r/NOA